LDK zgjedh 5 gra deputete, të gjitha pa kuotë gjinore
03 janar 2026
| 21:31
Numërimi i 100% të votave tregon mbështetje të drejtpërdrejtë për kandidatët gra të LDK-së.
Me numërimin e 100% të votave për kandidatët për deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur 5 gra deputete, të gjitha pa përdorur kuotën gjinore, duke siguruar mandate me mbështetje direkte nga elektorati.
Lista e grave të zgjedhura nga LDK dhe numri i votave që kanë marrë:
Hykmete Bajrami – 52,968 vota Doarsa Kica Xhelili – 41,049 vota, Jehona Lushaku Sadriu – 20,064 vota, Janina Ymeri – 19,053 vota, Adelina Thaqi Meta – 16,755 vota.




