Le Pen, mbështetësve: Edhe ky rezultat përbën fitore

24 prill 2022 | 21:07

Liderja e të djathtës ekstreme, Marine Le Pen u është drejtuar menjëherë mbështetësve që kanë thënë me zë të lartë emrin e saj.

Ajo ka thënë se rezultatet që parashohin humbjen, për të përbëjnë fitore për partinë e saj.

Ajo ka thënë se e respekton rezultatin e zgjedhjeve.

Le Pen ka shtuar se do të vazhdojë të luftojë në politikën franceze, ndonëse në të kaluarën ka thënë se mund ta lë politikën nëse humb garën.

Ajo ka falënderuar njerëzit që e kanë votuar dhe është larguar nga foltorja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti aktual i Francës, Emmanuel Macron po shkon drejt fitores…