LeBron: Ja ku dëshiroj ta mbyll karrierën time

24 gusht 2021 | 16:46

Pas 17 sezonesh radhazi në NBA, basketbollisti LeBron James kupton se po vjen fundi i karrierës së tij.

Pasi ka debutuar me Clevelandin dhe më pas ka veshur edhe fanellën e Miami, lojtari aktualisht luan me Lakersat.

36-vjeçari, 4 tituj kampionë në NBA, shpreson se objektivi i tij është ta mbylle karrierën te Lakersat. “Shpresoj realisht që ta mbyll karrierën këtu. Uroj që të luaj edhe 4, 5, 6 apo 7 vite të tjera me këtë fanellë. Më pëlqen të jetoj në Los Anxhelos”, ka thënë LeBron James.

“Nuk kisha menduar kurrë se mund të ndihesha kaq komod në këtë skuadër dhe këtë qytet. Uroj që pushimet e këtij viti të më karikojnë dhe të jem në 100% të formës, për të rikthyer titullin te Lakersat”, ka shtuar LeBron, në sezonin e tij të tretë me ekipin kalifornian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…