LeBron mbledh lojtarët e Lakers në shtëpinë e tij për një fazë përgatitore private

21 shtator 2022 | 14:34

Pas zhgënjimit të sezonit të kaluar, ku Lakersat nuk arritën të kualifikohen në fazën “play-off” në NBA, këtë vit pritshmëritë janë të mëdha të skuadra kaliforniane. Dhe kapiteni i këtij ekipi, LeBron James, nuk dëshiron të dështojë sërish.

Ndaj, këtë fundjavë, ai do të mbledhë në shtëpinë e tij në San Diego të gjithë skuadrën e Lakers.

Pa përjashtim! Përfshi edhe Russell Westbrook, që mendohet të largohet, por nuk ka asgjë të sigurt. Skuadra do të zhvillojë një mini-fazë përgatitore 2-3 ditore sekrete, ku më së shumti do të diskutohet e flitet mes lojtarëve për të arritur objektivat.

Në këtë grumbullim nuk do të jetë asnjë nga stafi drejtues, por vetëm lojtarët. Duket se LeBron James kërkon të bashkojë skuadrën para fillimit të sezonit të ri, duke krijuar unitet mes lojtarëve. Prezantimi zyrtar i Lakersave do të bëhet më 26 shtator, kur dhe nis faza përgatitore zyrtare e skuadrave të NBA-së. /Telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka reaguar pasi Vladimir Putin…