LeBron vendimtar për Clevelandin

13 dhjetor 2017 | 15:04

Cleveland korri fitoren e 21-të sezonale në NBA, pas triumfit 123-114 ndaj Atlantës, një përballje spektakolare mes dy ekipesh pretendente në Konferencën e Lindjes.

LeBron James e mbylli ndeshjen me 25 pikë e 17 asistime, lider në fushë për Cavaliers, që konfirmohen si forca e dytë në Lindje.

Si rrallëherë këtë sezon, për Cleveland mirë u paraqitën lojtarët e stolit, që realizuan 51 pikë.

Rezultatet: Cleveland-Atlanta 123-114, Detroit-Denver 84-103, New York-Lakers 113-109, Brooklyn-Washington 103-98, Dallas-San Antonio 95-89, Minnesota-Philadelphia 112-118, Sacramento – Phoenix 99-92.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ronaldinho është turpëruar në një nga ndeshjet e bamirësisë ku…