Leclerc: Do ta mposhtim Red Bullin

11 mars 2024 | 14:33

Charles Leclerc me Ferrarin përfundoi Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në vendin e tretë, duke vendosur xhiron më të shpejtë në xhiron e fundit.

Piloti monogask tani është i treti në renditjen e pilotëve, tetë pikë pas Sergio Perez, i cili mbeti i pakapshëm pavarësisht një penalizimi me pesë sekonda. Megjithatë, Ferrari e konfirmoi veten si forca e dytë në pistë pas Red Bull për nga distance. Kjo do të thotë se në krahasim me vitin 2023, asnjë ekip nuk e ka përmirësuar performancën e tij aq sa “kokëkuqja”. Leclerc nënvizoi këtë aspekt duke pranuar se ai kishte një ndihmë të vogël në xhiron e fundit për të vendosur xhiron më të shpejtë.

“Mendoj se ne shkuam me një organizim shumë specifik dhe makina ishte shumë e mirë. Në xhiron e fundit pashë mundësinë për të vendosur xhiron më të shpejtë duke përdorur DRS pasi isha pas Ricciardo, kështu që shtyva më fort dhe shkoi mirë. Megjithatë, Red Bull është më e shpejtë”, ka thënë Leclerc. “Ka diçka që duhet të kuptojmë se si mund të përfitojmë nga gomat e buta në kualifikim dhe ato

të forta në garë. Ndihesha më afër Red Bull, por mendoj se ndikoi edhe situata pas makinës së sigurisë. Nuk mund ta drejtojmë gishtin në ndonjë gjë të veçantë, sepse ata janë ende 3-4 të dhjetat më të shpejtë dhe kjo është shumë”, ka shtuar Leclerc.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë siç kemi bërë muajt e fundit. Nga viti i kaluar në këtë vit, skuadra që ka bërë hapin më të madh përpara është e jona dhe kjo falë rezultatit të gjithë punës së bërë. Jemi në një moment pozitiv, duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim dhe jam i sigurt se kënaqësitë, që janë fitorja dhe mposhtja e Red Bull, do të vijnë së shpejti”, ka pohuar monogasku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të Universitetit të…