Leclerc: Fituam duelin me McLaren, por po na parakalojnë makinat e tjera

23 nëntor 2021 | 16:19

Ferrari duket se ka përmbushur mision që kishte këtë sezon dhe këtë fundvit për të mposhtur McLaren në garën për vendin e tretë për konstruktorë në Formula 1 (ka 40 pikë avantazh).

Gjithsesi, te “kokëkuqja” kanë mbetur të habitur se si në garën e fundit në pistën e Losail (Katar) makina italiane nuk ishte forca e tretë, por ishte më e avashtë se Alpine e Alpha Tauri. Madje Ferrari mbeti një xhiro pas Mercedes të Hamilton.

“Mendoj se diferencat ndaj Mercedes dhe Red Bull ishin ato që diheshin, por ajo që nuk kuptuam është se si ka mundësi që Alpine dhe Alpha Tauri ishin më të shpejtë se ne. Për mua kjo mbetet një surprizë. Po fitojmë betejën me McLaren, por krejt papritur e pamë veten humbës karshi këtyre makinave të tjera, që ishin më të shpejta në këtë pistë. Në atë garë nuk u adaptuam shumë mirë”, ka thënë Charles Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina e mposhti sot Feronikelin me rezultat 2-0. Trajneri…