Leclerc: Ky është problemi im me Ferrarin

15 gusht 2019 | 10:59

Charles Leclerc është piloti i së ardhmes te Ferrari. 21-vjeçari debuton këtë sezon me “kokëkuqen” në Formula 1, por ende nuk ka arritur asnjë fitore.

Disa episode jo në favor e kanë dënuar që ta korrë suksesin e parë në karrierë. Piloti 21-vjeçar, duke bërë një përmbledhje të gjysmës së parë të kampionatit, shpjegon disa nga vështirësitë që ka hasur.

“Mendoj se kam ende për të mësuar shumë në lidhje me menaxhimin e gomave, aty ku Vetteli ka më shumë përvojë se unë”, ka thënë Leclerc. “Problemi im më i madh këtë sezon është pa dyshim ai me gomat. Kjo varet edhe nga mënyra se si unë pilotoj. Ndoshta pilotoj në mënyrë agresive dhe i konsumoj shumë, ndaj duhet të kuptoj më shumë se si t’i menaxhoj ato dhe të jem më pranë fitores”, ka shtuar Leclerc.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kujtuar në 7-vjetorin e vdekjes mikun…