Leclerc: Për fitore në Hungari

27 korrik 2021 | 11:58

Pas vendit të dytë 10 ditë më parë në pistën e Silverstones, piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc, mendon me optimizëm për garën e radhës në Hungari (1 gusht).

Ai mendon se “kokëkuqja” mund të arrijë një tjetër podium edhe në këtë pistë, andaj me shpresë e sheh sfidën e radhës. “Pas garës së fundit është normale të jesh optimist. Mendojmë se mund të dublojmë edhe për fitore në Hungari, jo vetëm për podiumin. Gjithsesi, të jesh forca e tretë pas Red Bullit dhe Mercedesit është një fitore”, ka thënë Leclerc.

“Pista e Hungarisë nuk është as e shpejtë dhe as e avashtë dhe me një makinë të mirë dhe nëse gomat menaxhohen si duhet, mund të arrijmë diçka pozitive në Hungari. Gara e Silverstones, me të papriturat e saj, tregoi se gjithçka mund të ndodhë, ndaj duhet të përfitojmë nga mundësitë”, ka shtuar Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka mbledhur mbi 700 milionë euro të…