Ledioni dhe Genta ishin miq të ngushtë, shokët publikojnë pamje prekëse

28 nëntor 2021 | 18:43

Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, janë dy nxënësit që humbën jetën në mënyrë tragjike në autobusin e sulmuar me kallashnikov të premten në mbrëmje.

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale dëshmojnë për një miqësi të mirë mes Ledionit dhe Gentianës. Të dy u varrosën me një ceremoni të përbashkët sot në varrezat e fshatit, ku morën pjesë qindra persona.

Dy të rinj plot energji, siç i përshkuajnë shokët e të afërmit, gjë që e reflektonin edhe në videot e postuara në TikTok.

Miqtë e tyre të klasës kanë përmbledhur disa nga momentet e tyre më të bukura sëbashku.

Ngjarja në fshatin Gllogjan të Deçanit tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa autori vazhdon të mbetet në arrati

Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për secilin qytetar që jep informacione për autorin e vrasjes së trefishtë.

Shoqja e klasës së Genta Mustafës, tha dje për T7 se kjo është fotografia të cilën Genta dhe Ledioni e kishin bërë pak para se të vriteshin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka takuar sot në Beograd…