Ledri Vula sjell klipin e këngës “Prej Inati”

22 shkurt 2020 | 20:35

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Ledri Vula, ka prezantuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Prej Inati” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e solli të kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Tekstin e ka shkruar vetë reperi, gjersa për “beatin” janë përkujdesur Jobinho De Souza dhe Frederik Buchard.

Videoklipi po ashtu është mjaft i veçantë dhe 33-vjeçari vjen me një paraqitje të mahnitshme ku krah tij ka edhe një modele.

Ndërkohë, projekti i tërë është realizuar në shtëpinë e hiteve, RedBox Entertainment.

Kënga vjen pas “Piano Rap”, ku tregon se veçse ka filluar me lansimin e projekteve të reja në kuadër të albumit “X”.

Për shkak të albumit të ri, Ledri ka qenë më pak aktiv në rrjetet sociale, madje kishte fshirë të gjitha postimet në llogarinë zyrtare, Instagram.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar 288 vjetorin e…