Legjenda e Francës zbulon të ardhmen e Pogbas

01 qershor 2022 | 09:44

Paul Pogba do të largohet nga Manchester United këtë verë dhe për këtë gjë nuk ka më dyshime, pasi diçka e tillë është vendosur edhe nga vetë klubi anglez.

Alternativat për francezin janë disa, ku në krye qëndrojnë Real Madrid dhe Juventus, por nuk duhet harruar Inter. Gjithsesi, duket se Pogba e ka zgjedhur të ardhmen e tij dhe këtë gjë e thotë Ëilly Sagnol.

Legjenda e Francës shprehet për “RMC Sport” se mesfushori i United dëshiron Realin.

“Janë të gjitha kushtet që Pogba të kalojë te Reali. Ai e dëshiron këtë gjë, ashtu si madrilenët. Florentino Perez po ashtu, së bashku me Zidane e pëlqejnë Pogban. Manchester nga ana tjetër kërkon ta shesë dhe kjo çështje do mbyllet shumë shpejt. Pogba kalon në Madrid”, shprehet Sagnol.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet përballja…