Legjenda e futbollit merr vaksinën kundër COVID-19: Ditë e paharrueshme!

02 mars 2021 | 23:49

Shumë njerëz presin të marrin vaksinën kundër COVID-19 dhe ditën e sotme e ka bërë një legjendë e futbollit botëror, braziliani Pele.

Një nga më të mëdhenjtë e historisë së këtij sporti të bukur e ka dhënë lajmin përmes rrjeteve sociale.

“Sot është një ditë e paharrueshme, kam marrë vaksinën. Pandemia nuk ka mbaruar akoma. Ne duhet të mbajmë disiplinë për të ruajtur jetën, derisa shumë njerëz të kenë marrë vaksinën. Ju lutem vazhdoni të lani duart dhe të qëndroni në shtëpi nëse është e mundur.

Kur të dilni jashtë mos harroni maskën tuaj dhe ruani distancën sociale. Kjo do të kalojë nëse mendojmë për të tjerët dhe ndihmojmë njëri-tjetrin”, shkruan legjenda e futbollit, 80-vjeçari Pele, në llogarinë e tij në Instagram.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja shqiptare Kejvina Kthella edhe sot ka zgjedhur që ta…