Legjenda gjermane: Interi mund të lëndojë Cityn në finale

22 maj 2023 | 11:08

Interi dhe Manchester City sfidojnë njëra tjetrën më 10 qershor, në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve. “Qytetarët” shihen si favorit në këtë takim, mendim të cilin e ndajnë shumica e tifozëve. Gjithsesi ka nga ata që besojnë se “zikaltërit” do mund të ngrejnë në qiell trofeun. Një prej tyre është edhe legjenda e njohur, Karl-Heinz Rummenigge.

“Manchester City padyshim fillon si favorit, por ky është një avantazh për Interin, i cili absolutisht nuk duhet të ndihet i mundur. Interi mund të lëndojë, dhe mund ta bëjë këtë në vetëm një ndeshje. Unë nuk po them mrekulli, thjesht fitim. Ai është në gjendje ta bëjë atë”, ka thënë Rummenigge.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, sot (e hënë)…