Legjenda Hugo Sanchez: Mbappe nuk e refuzoi Realin, i tha ta presë

17 qershor 2022 | 16:30

Mungesa e transferimit të Kylian Mbappes te Real Madridi vazhdon të komentohet në Spanjë. Ylli francez ishte shumë afër kalimit në “Santiago Bernabeu”, por në fund zgjodhi milionat e kampionëve të Francës. Sulmuesi 23-vjeçar rinovoi deri më 2025 me PSG-në.

Legjenda e Real Madridit, Hugo Sanchez, komentoi situatën e krijuar nga Mbappe në prononcimin për “Marca”, duke mos e cilësuar ta mbyllur mundësinë e transferimit të lojtarit në La Liga në të ardhmen. “E kam të vështirë të flas për vendimin e Mbappes, pasi unë nuk jam brenda kokës së tij, as nuk jam ai. Por, unë e ndiej se ai nuk i ka thënë ‘jo’ Realit, thjesht ‘më pritni pak’! Ai u përball me një presion të madh për të qëndruar në Francë. Edhe familjarët mund t’i kenë bërë presion. Ata kanë ndikuar në vendimin e tij për ta rinovuar kontratën”, ka thënë Sanchez.

“Real Madridi ishte dëshira dhe ëndrra e tij, por ëndrrat mund të presin pak kohë për t’u realizuar. Unë mendoj se ai po tregon shenja se dëshiron të shkojë te Reali një ditë… Sigurisht që Kylian fiton më shumë para te PSG-ja, por nuk është një çështje parash. Ai deklaroi se nuk mund të tradhtonte situata të tjera që janë më të forta se paratë, kështu që duhet ta kuptojmë”, ka deklaruar Sanchezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten mbrëma në sheshin “Zahir Pajaziti” është organizuar konferenca…