Lekaj bën thirrje për kujdes të shtuar në vozitje

18 nëntor 2018 | 22:33

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes gjatë vozitjes, pasi kanë filluar reshjet e dëborës në Kosovë.

Ai ka thënë se rrugët janë në kushte normale pasi kompanitë kontraktuese për mirëmbajtje janë në teren dhe se po e monitorojnë gjendjen.

“Situata në rrugët e Kosovës pas fillimit të reshjeve të borës është në kushtet e normales. Probleme të theksuara janë në vendet malore, në rrugën e Prevallës, atë të Rugovës dhe në rrugën e Rozhajës që shpie në pikën kufitare me Malin e Zi. Kompanitë e kontraktuara janë në teren dhe po monitorojmë situatën. Thirrja jonë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion është të keni kujdes gjatë vozitjes”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eden Hazard vlerësohet si një nga kandidatët për “Topin e…