Lekaj hap dyert e ministrisë për studentët e UBT-së për ta kryer praktikën

14 qershor 2019 | 13:12

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të premten ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë (UBT), Edmond Hajrizi.

Përmes saj, studentëve të UBT-së u jepet mundësia që të kryejnë praktikë profesionale në MIT.

Angazhimi i tyre do të jetë në drejtime që lidhen kryesisht me infrastrukturë e transport, si hartim të strategjive, planeve e politikave si dhe zbatimin të legjislacionit në fushat përkatëse, konform standardeve evropiane.

Ministri Lekaj ka thënë se ekspertiza e studentëve të UBT-së do të jetë vlerë e shtuar për dikasterin që ai drejton, me dhënie të kontributit drejt realizimit sa më të mirë të projekteve.

Ai ka theksuar gatishmërinë e tij dhe të institucionit që drejton, në ofrim të mundësive për aftësim të gjeneratave të reja.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, e ka falënderuar ministrin Lekaj për ndihmën e çmueshme drejt forcimit dhe përgatitjes së kuadrove të reja, krahas teorisë edhe me anën praktike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të premten në…