Lekaj: Kosova ka nevojë për mbështetje buxhetore për zbatim të suksesshëm të tranzicionit energjetik

23 maj 2023 | 23:16

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka marrë pjesë në Plenumin Parlamentar të Komunitetit të Energjisë.

Lekaj ka thënë se Kosova e përkrah fuqishëm çdo ide, plan dhe politikë mbi energjinë moderne, mirëpo, sipas tij, vendi ka nevojë për mbështetje buxhetore në zbatim të suksesshëm të tranzicionit energjetik.

“Kosova e përkrah fuqishëm çdo ide, plan dhe politikë mbi energjinë moderne, por që kemi nevojë për projekte të Bashkimit Evropian dhe për mbështetje buxhetore në zbatim të suksesshëm të tranzicionit energjetik në shtetin tonë”, ka shkruar Lekaj në “Facebook”.

Ai ka shtuar se Kosova është me BE-në dhe botën demokratike në mbrojtjen e ambientit.

“Vendi ynë është me Bashkimin Evropian dhe botën demokratike në mbrojtjen e ambientit, pasi ambienti është i të gjithëve pa dallim dhe se duhet ta ruajmë sot nëse duam që ta kemi edhe nesër”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e kadetëve…