Lekaj lajmërohet nga Kroacia: Nafta më lirë se në Kosovë

05 korrik 13:05

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj është habitur me çmimin e derivateve në Kroaci.

Atje, Lekaj ka thënë se çmimi i një litre naftë kushton 1.70 cent, ndërsa në Kosovë i njëjti kushton 1.79 cent.

Përkundër që në këtë shtet sipas Lekajt është edhe rroga minimale më e lartë së në Kosovë dhe standardit më të lartë, qeveria e atjeshme ka vendosur ta heqë akcizën për derivate.

“Gjatë rrugëtimit tim në Kroaci ndalova në një pompë derivatesh ku çmimi ishte më i lirë se në Kosovë. Në Kroaci 13.08 kuna apo 1.70 euro, ndërsa në Kosovë çmimi është 1.79 euro. Rroga minimale në Kroaci është 4500 kuna apo 600 euro ndërsa në Kosovë mezi arritëm ta bëjmë 240 euro. Përkundër standardit të mirë të jetës këtu, qeveria ka vendosur ta heqë akcizën për derivate ndërsa Qeveria Kurti e refuzoi këtë veprim”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapitenia e Kosovës, Arbnore Përquku njihet për asistimet e saj…