Arbnore Përquku, asistuesja më e mirë

05 korrik 2022 | 13:02

Kapitenia e Kosovës, Arbnore Përquku njihet për asistimet e saj gjatë ndeshjeve. Kështu ndodhi edhe në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro.

Përquku ishte asistuesja më e mirë në këtë Evropian. Basketbollistja e trofeshme kosovare kishte 24 asistime për katër ndeshje, apo gjashtë asistime për ndeshje. Në vend të dytë ishte Veatriki Akathiotou e Qipros me 5.5 për ndeshje, kurse e treta Astera Tuhina me 5.3 për ndeshje. ‎

Në përgjithësi, Arbnorja kishte 7.8 pikë për ndeshje, 3.5 kërcime dhe gjashtë asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, i shoqëruar nga…