Nënshkruhet memorandumi për rehabilitimin e rrugës “Bislim Bajgora” dhe “Agim Ramadani”

05 korrik 2022 | 12:50

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, kanë takuar zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit në mes të komunës së Mitrovicës dhe MMPHI-së, me ç’rast të dy palët kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit për rehabilitimin e rrugës “Bislim Bajgora” dhe “Agim Ramadani” në Mitrovicë.

Nënkryetari Tahiri dhe zëvendësministri Durmishi, biseduan edhe për një sërë projektesh infrastrukturore për Komunën e Mitrovicës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Key Alves është volejbollistja profesioniste me më shumë ndjekës në…