Lekaj: Linja ajrore Kosovë-Serbi, hap i rëndësishëm

20 janar 2020 | 23:25

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka përshëndetur marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd.

Lekaj ka thënë ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt normalizimit të hapësirës ajrore. “Ky është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të hapësirës ajrore, kurorëzim i angazhimit maksimal të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit e Autoritetit të Aviacionit Civil, me mbështetje të madhe të kryeministrit Ramush Haradinaj e presidentit Hashim Thaçi”, ka shkruar Lekaj.

Postimi i plotë i Lekajt:

I mirëseardhur lajmi për linjën e re Prishtinë – Beograd dhe anasjelltas, nga kompania gjermane e fluturimeve Lufthansa. Ky është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të hapësirës ajrore, kurorëzim i angazhimit maksimal të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit e Autoritetit të Aviacionit Civil, me mbështetje të madhe të kryeministrit Ramush Haradinaj e presidentit Hashim Thaçi. Mirënjohje e veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që vazhdojnë t’i qëndrojnë përkrah vendit tonë edhe në sferën e aviacionit civil, posaqërisht ambasadorit të SHBA-së në Gjermani, njëherit i dërguar special për Kosovë e Serbi, Richard Grenell dhe Robert O’Brien, këshilltar për siguri kombëtare të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria kanadeze do të dërgojë rreth 200 trupa në Njufaundlend…