Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, ja sa ishte magnituda

10 mars 2024 | 17:30

Një tërmet i fortë ka goditur sot Turqinë rreth orës 15:30.

Raportohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 i shkallës rihter, me epiqendër në zonën detare në jugperëndim të Antalias.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti ka ndodhur 110 kilometra në jugperëndim të Antalisë dhe 22 kilometra në juglindje të Demres, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 21 kilometra.

Deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim ef. Tërnava…