Lëndimi i Messit nuk është serioz

05 qershor 2020 | 12:58

Ylli argjentinas Lionel Messi kishte pësuar një lëndim ditën e martë, duke u raportuar se mund të humbas ndeshjen e parë pas rifillimit të La Ligas kundër Mallorca.

Skuadra e Barcelonës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Messi ka pësuar një lëndim në këmbën e djathtë, dhe është duke u stërvitur në mënyrë specifike.

Nuk dihet nëse ai do të jetë në gjendje të luajë kundër Mallorca, por mediet në Spanjë kanë raportuar se gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” do të rikuperohet me kohë. Lionel Messi është golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në La Liga, me 19 gola të shënuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti në mbledhjen e sotme të qeverisë ka…