Lëndohet Lukaku, në dyshime për derbin ndaj Milanit

28 gusht 2022 | 14:38

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku është lënduar.

Sipas “Sky Sport Italia”, Romelu Lukaku do të humbasë ndeshjen e ardhshme të Serisë A kundër Cremonese dhe është në dyshim për derbin e Milanit fundjavën e ardhshme për shkak të një lëndimi në kofshë.

Reprezentuesi belg ka shënuar një gol në tre ndeshje që kur u kthye në Inter në formë huazimi nga Chelsea.

Megjithatë, ai tashmë është detyruar të largohet nga fusha pasi, sipas korrespondentit të “Sky Sport Italia”, Andrea Barzaghi, ai është diagnostikuar me një lëndim në kofshë gjatë seancës së sotme stërvitore në Appiano Gentile.

Sipas raportit, Lukaku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në orët në vijim, por ai pritet të mungojë në ndeshjen e së martës në Serie A kundër Cremonese në San Siro.

Ai është në dyshim për derbin e së shtunës kundër Milanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KOSTT-i ka kërkuar sot nga KEDS-i që si pasojë e…