Lëndohet Reus, mungon ndaj PSG-së

05 shkurt 2020 | 16:42

Borussia Dortmund ka marrë një lajm mjaft të hidhur ditën e sotme, teksa është konfirmuar dëmtimi i kapitenit Marco Reus, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për 4 javë.

Gjermani ka një dëmtim muskulor dhe kështu do të humbasë përballjen e parë ndaj PSG në 1/8-at e Ligës së Kampionëve.

Sfida e parë do të luhet me 18 shkurt në “Signal Iduna Park”, ndërsa kthimi me 11 mars, ku nëse çdo gjë shkon sipas planeve, Marco Reus do të jetë i gatshëm në Francë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim të ruajtjes dhe forcimit të stabilitetit të sektorit…