Lëndohet Shaqiri

24 shtator 2019 | 20:58

Xherdan Shaqiri është lënduar dhe nuk do të jetë në dispozicion të Liverpoolit për ndeshjen e së mërkurës kundër MK Dons, që zhvillohet në kuadër të “Carabao Cup”.

Futbollisti i Zvicrës të hënën gjatë stërvitjes ka pësuar lëndim në muskul, por ende nuk dihet se sa do të jetë jashtë fushës, ka njoftuar të martën klubi anglez.

Për futbollistin nga Gjilani, nuk është hera e parë në këto vitet e fundit që ka pasur probleme me muskuj. Ai këtë edicion me fanellën e Liverpoolit ka luajtur vetëm njëmbëdhjetë minuta në gjashtë ndeshjet e këtij edicioni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
1493 – Christopher Columbo niset për udhëtimin e dytë në…