Leo Duarte: Realizova ëndrrën time

09 gusht 2019 | 01:00

Leo Duarte u zyrtarizua si lojtari më i ri i Milanit për të cilin u derdhën në arkat e Flamengos 11 milionë euro.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është hera ime e parë në Milano dhe gjithçka është shumë e bukur. Mezi po pres të bashkohem me pjesën tjetër të skuadrës. E shikoja Milanin në Ligën e Kampionëve kur isha i vogël së bashku me babanë tim dhe gjithmonë mbështesja kuqezinjtë”, ka thënë Leo Duarte.

“Babai im gjithmonë ka qenë një fans i Maldinit dhe unë kam nderin ta shikoj atë nga afër. Kjo është një ëndërr tjetër e cila realizohet. Unë aktualisht admiroj Thiago Silvën, sepse ai është një lojtar më të vërtetë i shkëlqyer. Jam shumë i lumtur tani dhe do të doja ta arrij gjysmën e asaj që ai bëri këtu”, ka deklaruar Leo Duarte.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentarë të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka…