Leotrim Kryeziu, ylli i javës në Superligë

30 nëntor 2021 | 13:20

Leotrim Kryeziu është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 16-të të BKT Superligës së futbollit.

Sulmuesi kosovar ishte hero i FC Prishtinës në fitoren 3:0 ndaj Ulpianës në mesjavë.

22 vjeçari i realizoi dy gola, në secilën pjesë nga një, dhe ishte i pandalshëm për lipjanasit.

Prandaj, Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, ia ndanë atij çmimin individual “Ylli i Javës”.

Golin e fundit në këtë edicion Kryeziu e kishte shënuar pikërisht ndaj Ulpianës në ndeshjen e javës së 7-të, që ishte mbyllur baras 1:1.

Me këtë fitore FC Prishtina ka ruajtur hapin me skuadrat e kreut të renditjes dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 5-të të renditjes në BKT Superligë me 6 pikë më pak se lideri FC Ballkani. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka…