Lëshohen për trajtim në shtëpi dy të infektuarit me koronavirus që erdhën nga Londra

17 mars 2020 | 12:47

Dy personat e ardhur dje nga Londra e që kanë dalë pozitivë me virusin COVID-19 sot janë lëshuar nga Klinika Infektive dhe janë duke u trajtuar në shtëpi.

Lajmin e ka konfirmuar infektologu Salih Ahmeti, i cili ka theksuar se ata nuk kanë probleme shëndetësore.

“Po, janë lëshuar sepse nuk kanë manifestime klinike të sëmundjes, janë në vetizolim dhe janë nën mbikëqyrjen tonë. Nëse eventualisht përkeqësohet gjendja do të reagojmë. Ishte edhe vetë kërkesë e tyre kjo”, ka thënë Ahmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Vushtrrisë ka nisur të bëjë pastrimin dhe dezinfektimin…