“Let’s Do It” vendos shporta për mbeturina në Dobërçan, MMPH-ja premton investim 550 mijë euro

22 prill 2019 | 17:45

Organizata “Let’s Do It Kosova” ka vendosur tri shporta për mbeturina në fshatin Dobërçan të Kmunës së Gjilanit.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka premtuar një investim prej 550 mijë eurosh në fshatin Dobërçan, ku do të rregullohet rrjeti kryesor dhe dytësor të kanalizimit.

“Rëndësia e Ditës së Tokës dhe Planetit tonë mund të kuptohet drejt në rast se, përveç aksioneve të pastrimit e vendeve të degraduara nga mbeturinat, vizitojmë vende që ditën e tokës e kanë për çdo ditë, një rast i tillë është edhe në fshatin Dobërçan, një nga fshatrat më të mirëmbajtura në Kosovë, me ç’rast sot në ditën e tokës jemi këtu për t’i përgëzuar banorët e Dobërçanit për vullnetin dhe angazhimin e tyre për një mjedis të pastër, në bazë të kësaj edhe Ministria e Mjedisit në kuadër të politikave të veta, siç e kam thënë edhe më herët, synon që t’i mbështesë lokalitetet të cilat kujdesen për ambientin në të cilin jetojnë. Sot e rikonfirmojmë këtu se do të fillojmë një investim prej 550 mijë eurove në fshatin Dobërçan për rregullimin e rrjetit kryesor dhe dytësor të kanalizimit dhe për rregullimin e shtratit të lumit që kalon përmes këtij fshati.  Kjo është meritë e qytetarëve të Dobërçanit”, ka thënë Matoshi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendërmbrojtësi i Liverpool-it, Virgil Van Dijk, ka shprehur edhe njëherë…