Leverkuseni vazhdon shkëlqimin në Bundesliga

08 tetor 2023 | 17:47

Bayer Leverkuseni ka shënuar fitoren e radhës në Bundesliga, këtë herë duke e mposhtur Kolnin me rezultat 3-0.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Janos Hofmna, në minutën e 22’, ndërsa për golin e dytë u përkujdes Frimpong, në minutën e 32’.

Me këtë epërsi prej dy golave për Leverkusenin, përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, njeriu më në formë te Leverkuseni, Victor Boniface, me një gol në minutën e 67’, e vulosi fitoren.

Leverkuseni pas fitores mbetet në vendin e parë me 19 pikë, shtatë ndeshjeve, teksa Kolni renditet në pozitën e fundit me vetëm një sosh.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria gjermane tha të dielën se do ta rishikojë ndihmën…