Lëvizja “Besa” shqyrton ofertën e LSDM-së në kryesinë qendrore

26 shkurt 2020 | 19:20

LSDM-ja ka intensifikuar bisedimet për formimin e koalicioneve parazgjedhore. Zoran Zaev ka takuar kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për finalizimin e marrëveshjes së mundshme. Pas takimit që zgjati për dy orë, Kasami nuk pranoi të prononcohet për Alsat.

Oferta e LSDM-së do të shpaloset në Kryesinë Qendrore të Besës. Burime nga kjo parti shtojnë se negociatat do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Nënkryetari i LSDM-së Oliver Spasovski thotë se organet e partisë punojnë në formimin e koalicionit të madh fitues.

“Jemi duke punuar në mënyrë intensive për koalicion me të gjitha partitë politike. LSDM-ja ka potencial të madh koalicionues dhe mund të flas për koalicion parazgjedhor pothuajse me të gjitha partitë në skenën politike. Pres që këtyre ditëve t’i përfundojmë të gjitha procedurat dhe ta mbyllim kapitullin e koalicioneve parazgjedhore me të gjitha partitë- SINKRON – Oliver Spasovski, Nënkryetar i LSDM-së.

Negociatat vazhdojnë edhe me subjektet nga bashkësitë tjera etnike.

“Negociojmë me partitë shqiptare, turke, serbe, rome, boshnjake dhe të gjithë të tjerët. Do ta bëjmë publik koalicionin pasi të merremi vesh me të gjithë për një koalicion të madh fitues-tha Oliver Spasovski, nënkryetar i LSDM-së.

Ndërkohë për koalicion parazgjedhor është duke punuar edhe OBRM-PDUKM-ja. Nga partia e Hristijan Mickoskit nuk bëjnë të ditur nëse në planin e tyre ka ndonjë subjekt nga blloku politik shqiptar me të cilin synojnë koalicionin parazgjedhor. Në bllokun shqiptar deri tani është zyrtarizuar vetëm një koalicion parazgjedhor ai mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. BDI mbetet e vetme në garë, PDSH akoma nuk është përcaktuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Kutia për 7 vjetorin e themelimit të saj po…