Lewandowski: Dua të shënoj në ‘Anfield’

19 shkurt 2019 | 15:14

Sonte zhvillohet ndeshja e Ligës së Kampionëve në mes Liverpoolit dhe Bayern Munchen.

“Çfarë mendova kur pashë shortin? Se do të jemi kundër një ekipi shumë të fortë dhe se është koha për të treguar se sa mirë jemi”, ka thënë sulmuesi polak i Bayernit, Robert Lewandowski.

“E di që tifozët e tyre nuk duan që ne ose unë të shënoj gol apo të fitojmë, por për mua në një atmosferë të tillë jam akoma më energjik në vërshëllimën e bilbilit për fillimin e ndeshjes. Kjo është ajo që e bën atë të veçantë për mua dhe unë jam i gëzuar për të luajtur në një stadium të tillë. Dhe nëse fitojmë, është edhe më mirë”, ka deklaruar Lewandowski.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë u…