Lewandowski: Nëse kalojmë grupet, luftojmë për të fituar ‘Euro 2020’

26 maj 2021 | 15:00

Robert Lewandowski nuk ka ndërmend të ndalet me rekordet te Bayerni. Sulmuesi polak tashmë kërkon të lërë gjurmë edhe te kombëtarja e tij. Polonia në fakt ka një grup aspak të thjeshtë ndaj Spanjës, Suedisë dhe Sllovakisë.

Dueli i parë do të luhet më 14 qershor ndaj Sllovakisë, teksa Lewandowski ka dhënë mesazhe optimiste për shokët e tij.

“Duhet të besojmë, ne mund të luftojmë për të fituar ‘Euro 2020’. Nëse ia dalim të kualifikohemi në grup si në Euro 2016, më pas gjithçka mund të ndodhë. Çdo ndeshje mund të na japë shtysën dhe besimin e duhur për të luftuar për objektivin e madh. Të shënosh në këtë kompeticion është shumë bukur, por skuadra vjen e para dhe ka rëndësinë kryesore. Ndjesitë dhe ëndrrat e mia nuk vlejnë asgjë përpara suksesit të ekipit. Gjëja më e rëndësishme është e mira e Polonisë“, ka deklaruar Lewandowski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten, Komisioni Hetimor që ka marrë nën hetim Presidentin…