Lewandowski paralajmëron Haalandin: Jam akoma këtu, sezoni është i gjatë

18 tetor 2022 | 11:38

Robert Lewandowski nuk është dorëzuar në garë për Këpucën e Artë.

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski ka fituar mbrëmë çmimin “Gerd Muller” si realizatori më i mirë i sezonit.

Pasi e ka pranuar çmimin, ai është pyetur nëse do të jetë më e vështirë këtë edicion, me një djalosh te Manchester City që nuk është duke u ndalur së shënuari. Bëhet fjalë për Erling Haaland.

Ylli polak, në përgjigjen e tij duket sikur kishte edhe një paralajmërim.

“Sezoni është shumë i gjatë. Për mua është kapitull i ri me Barcelonën dhe që nga ditët e para unë po ndihem mirë në atë klub. Kam mundësi të shënoj shumë gola dhe jam i sigurt se së bashku do të bëjmë mirë në këtë”.

“Ky është futbolli. Duhet të jeni gjithmonë gati. Unë e di se garë e re po vjen, por jam akoma këtu dhe s’kam thënë akoma fjalën e fundit”,  ka thënë Lewandowski.

Lewandowski mori çmimin “Gerd Muller” për paraqitjet e tij me Bayern Munich dhe Poloninë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Aston Villa ka mohuar lajmet që flasin për…