Lewandowski: Pas Botërorit kam rënie, uroj të luaj me Messin

12 prill 2023 | 15:18

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka qenë i ftuar në një eveniment të organizuar nga klubi katalanas. Gjatë diskutimet me mediet sulmuesi polak i Barcelonë ka pranuar rënien e formës së tij, veçanërisht pas kampionatit botëror në Katar.

Ndër të tjera Leva është ndalur dhe te Lionel Messi dhe diskutimet e shumta në Barcelonë këto kohë në lidhje me rikthimin e mundshëm të “pleshtit” në “Camp Nou”.

“Mendoj se pas kampionatit botëror kam pësuar një rënie të formës. Por ndikimi i kampionatit botëror nuk ka qenë vetëm për mua. Pothuajse të gjithë lojtarët e angazhuar në Katar kanë shfaqur probleme. Unë e ndiej shumë, pasi nuk jam mësuar të mos shënoj në dy ndeshje radhazi. Po punoj për t’u kthyer sërish në formë për pjesën e mbetur të sezonit”, ka thënë Lewandowski. Sulmuesi polak ka folur dhe për titullin kampion me 13 pikë avantazh ndaj Realit. “Kemi tri vjet që nuk e fitojmë titullin kampion, ndaj të gjithë tifozët tanë e presin që t’ia arrijmë këtë vit. Besoj se kemi një avantazh të konsiderueshëm dhe gjithçka është në duart tona. Nëse fitojmë titullin do të ishte shumë i rëndësishëm për të rinjtë veçanërisht, sepse do t’i mbushte me vetëbesim”, ka shtuar ai. Sulmuesi i Barcelonës ka qenë i qartë dhe ka hapur dyert për Leo Messin që të kthehet në “Camp Nou”.

“Unë tashmë i jam përgjigjur kësaj pyetjeje, por për mua Mesi do të jetë gjithmonë pjesë e Barçës. Nëse ai kthehet, jo vetëm për tifozët, por edhe për lojtarët, do të ishte mbresëlënëse. Vendi i tij është këtu, në Barcelonë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, nuk jam unë personi që të jap një përgjigje të saktë, por shpresoj që sezonin e ardhshëm të luajmë së bashku. Ne kemi nevojë për këtë lloj lojtari”, ka thene Lewandowski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik para Agjencisë…