Lewandowski zbulon pse e zgjodhi kalimin te Barcelona

23 shtator 2022 | 15:28

Robert Lewandowski në një intervistë për “Kwartalnik Sportowy” foli për vendimin e tij për të nënshkruar me katalanasit.

“Kur pashë se sa e vendosur ishte Barcelona në kërkim të shërbimeve të mia, e dija se ky transferim ishte shumë më real se çdo lidhje ime e mëparshme me Real Madridin”, ka thënë sulmuesi polak, i cili ka shënuar 11 gola në 8 ndeshjet e tij të para me “blaugrana”-t.

Lewandowski pranoi se në të kaluarën “ka pasur bisedime me Real Madridin, por asgjë nuk doli nga kjo”. Në vitin 2018, burime të afërta me sulmuesin polak, i cili në atë kohë luante për Bayernin, konfirmuan për MARCA se “ëndrra e Lewandowskit është të luajë për Real Madridin”.

Gjatë gjithë karrierës së tij, polaku ka qenë afër nënshkrimit për “Los Blancos” disa herë. Lidhur me jetën e tij familjare në Barcelonë, Lewandowski shpjegoi: “Nuk është aq keq sa prisja, njerëzit e respektojnë privatësinë time. Sigurisht që Barcelona është një vend turistik, gjatë sezonit ka shumë vizitorë, kështu që kjo mund të ndryshojë. Ne jemi një familje aktive, na pëlqen të lëvizim. Të jetosh në Spanjë dhe të luash në La Liga ka qenë gjithmonë një ëndërr, jo vetëm në sport, por edhe në aspektin privat”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, pas…