Lewisi: Joshua mendon vetëm për para, jo tituj

29 janar 2019 | 10:53

Boksieri legjendar britanik, Lennox Lewis, ka hedhur akuza të forta ndaj bashkëkombësit të vet Anthony Joshua.

Sipas tij, mbajtësi i katër brezave kampion bote po ndjek shembullin e tij, duke iu shmangur dueleve me kundërshtarët më të fortë. Sipas 53-vjeçarit, Joshua heziton të luftojë boksierë të kalibrit të lartë si Fury dhe Wilder për shkak të kërkesave të ekzagjeruar financiare. Ajo që e çudit më shumë Lewisin është hezitimi i Joshuas për t’u ndeshur me amerikanin Deontay Wilder, i cili ka të vetmin brez kampion (WBC) që e ndalon Joshuan së qeni kampionati i parë i padiskutueshëm (mbajtësi i çdo brezi madhor) që prej tij në vitin 2001.

“Nuk e kuptoj këtë hezitim të Joshuas. Unë gjithmonë kam dashur të ndeshem me kundërshtarët më të fortë. Nga kjo gjë kam fituar tituj të shumtë, por në të njëjtën kohë nuk kanë munguar as fitimet nga ana financiare”, ka thënë Lewisi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
25 lindje janë regjistruar në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës…