Liberalizimi i vizave mund të ndodhë në vitin 2019

18 qershor 2018 | 08:23

Juristi dhe ligjëruesi në Universitetin e Prishtinës, Vigan Qorrolli, ka thënë se Kosova ka ende sfida serioze që kanë të bëjnë me korrupsionin, krimin e organizuar, modelin e saj të paqëndrueshëm ekonomik, çështjen e hapur politike të dialogut me Serbinë në Bruksel dhe bashkëpunimin e pamjaftueshëm rajonal.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se dialogut Kosovë Serbi i duhet një doktrinë e re kombëtare.

Qorrolli ka theksuar se dialogu ka shpresë nëse ristrukturohet sepse procesi aktual ka humbur çdo kuptim.

Duke folur rreth liberalizimit të vizave, ai ka pohuar se liberalizimi mund të ndodhëbrenda muajve të parë të vitit 2019. “Të gjitha parashikimet çojnë nga viti 2019”, ka thënë Qorrolli, duke shtuar se BE-ja tash e tutje do të interesohet për normalizimine raporteve KosovëSerbi. Liberalizimin e vizave nuk e ka ‘top prioritet’.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin “Kojshia Show” në RTV21 këtë javë ishin të…