Liburni fiton titullin në futsall

06 qershor 2019 | 22:14

Liburni është fituesi i titullit kampion në futsallin kosovar për edicionin 2018/19.

Skuadra gjakovare ka triumfuar edhe në finalen e dytë në kryeqytet, duke mundur Prishtinën në sfidën e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, me rezultat 3-6.

Koha e rregullt përfundoi 3-3, kurse në vazhdime skuadra kuqezi shënoi tre gola dhe fiton titullin, pasi me herë e fitoi edhe Kupën.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori dhe hulumtuesi i 22 arkivave të Evropës, Eqrem Zenelaj,…