Liburni, kampion vjeshtor në futsall

11 dhjetor 10:57

Në Palestrën Sportive “Karagaçi” në Pejë, Liburni shënoi fitoren e tetë rresht duke mposhtur FC Pejën me rezultat 0-4. Pjesa e parë përfundoi 0-2, kurse dy gola skuadra gjakovare i shënoi në pjesën e dytë. Derisa golashënues të Liburnit ishin Alibegu, Krasniqi, Selmanaj dhe Dobroshi. Pas kësaj fitore Liburni shpallet kampion vjeshtor me 24 pikë të grumbulluara me golaverazh 48-16 me plus 32 gol dallim.

Liburni mbylli kështu stinorin vjeshtor me tetë fitore rresht pa asnjë humbje në 9 xhiro. (Një xhiro pushim). Loja e Liburnit gjatë tetë xhirove ishte e mrekullueshme, ekipore dhe e koordinuar mirë në të gjitha anët.

Meritë e madhe për gjithë këtë ka trajneri Luan Kozniku, të cilit më vonë i doli në krah ndihmës trajneri Valon Kasapi, që gjatë gjithë stinorit aplikuan taktikën e inkuadrimit të të gjithë lojtarëve. Normalisht që kapela duhet ti ulet edhe presidentit Abaz Beqa, i cili gjithmonë jep dhe bën gjithçka për Liburnin. Pa harruar edhe kontributin e madh që kanë dhënë tifozët gjakovarë të cilët kurrë nuk rreshtin së përkrahuri Liburnin.

Liburni synon titullin e dytë të kampionit dhe pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se gjërat sa po kalojnë e po vështirësohen për…