Pogba ndihet i nënvlerësuar në United

11 dhjetor 2018 | 10:50

Duket se gjërat sa po kalojnë e po vështirësohen për francezin Paul Pogba te Machester Unitedi. Futbollisti raportohet se është ndier i nënvlerësuar me lënien jashtë në fitoren ndaj Fulhamit.

Mesfushori e kaloi gjithë ndeshjen duke qëndruar në bankën rezervë pasi menaxheri Jose Mourinho refuzoi ta inkuadronte, pavarësisht se Djajtë e Kuq po merrnin fitoren e tyre më të thellë të sezonit në Ligën Premiere.

Një burim i klubit i ka thënë “Daily Star” se Pogba është i befasuar me veprimin e trajnerit portugez. “Paul është i hutuar sepse nuk është i vetmi që ka luftuar për të prodhuar më të mirën e tij në javët e fundit. Ai ndihet sikur është veçuar nga ekipi, por që është bërë një shembull për të tjerët. Është pak poshtëruese duke marrë parasysh statusin e tij në lojë”, ka thënë burimi në fjalë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka lëshuar njëurdhëresë…