Licencohet Federata Aeronautike e Kosovës

07 qershor 2023 | 10:56

Federata Aeronautike e Kosovës ka njoftuar se e ka fituar licencimin në bazë të standardeve të reja të organizatave sportive.

“Federata Aeronautike e Kosovës është licencuar në përputhje me standardet e reja të qeverisjes së organizatave sportive. Në bazë të përmbushjes së standardeve mund të zhvillojmë veprimtaritë sportive deri në afatin e ri -licencimit, ciklin olimpik 31.12.2024. Njëherësh kemi nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ( MKRS) për vitin 2023, në bazë të kategorizimit të sportit dhe rregulloreve në fuqi”, thuhet në njoftimin e FAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Baba Vanga thuhet se ka parashikuar një fatkeqësi bërthamore që…