Lichtsteiner: Xhaka meriton më shumë respekt

04 dhjetor 2019 | 14:43

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Stephan Lichtsteiner, ka thënë se mesfushori shqiptar Granit Xhaka meriton me shumë respekt në klubin e Arsenalit për faktin e është shumë i angazhuar dhe profesional.

“Unë i kuptoj dy anët. I kuptoj tifozët sepse ata janë ambicioz dhe duan të fitojnë. Ata nuk janë të lumtur, por unë e kuptoj edhe Granitin sepse reagimi i tij ishte njerëzor. Ai meriton më shumë respekt sepse e jep më të mirën për Arsenalin. E shoh si punon, ai është 100 për qind profesionist në punën e tij. Në anën tjetër, sa më i madh të jetë klubi, aq më i madh është presioni. Si lojtar, duhet të mësosh ta menaxhosh presionin sepse është pjesë e lojës”, ka thënë mbrojtësi zviceran.

Lichtsteineri dhe Xhaka në vazhdimësi kanë pasur raporte të mira pas kanë luajtur se bashku në Arsenal dhe Kombëtaren e Zvicrës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shukri Klinaku Janë dy gjëra edhe më shqetësuese në arsimin…