Lideri i Hamasit konfirmon arritjen e marrëveshjes me Izralin

21 nëntor 2023 | 14:24

Udhëheqësit e Hamasit thonë se janë në prag të arritjes së një marrëveshje armëpushimi, siç citon BBC udhëheqësin e Hamasit, Ismail Haniyeh.

Por, përkundër kësaj deklarate nuk ka pasur asnjë përditësim nga Izraeli. Marrëveshja mund të bëjë që Hamasi të kthejë pengjet në këmbim të lirimit të palestinezëve të burgosur nga Izraeli.

Agjensia franceze e lajmeve AFP zbardhi detaje të marrëveshjes që përfshin një armëpushim pesë-ditor, i përbërë nga një armëpushim në terren dhe kufizime për operacionet ajrore izraelite mbi Gazën jugore. Sipas marrëveshjes, midis 50 dhe 100 civilë izraelitë dhe pengje të huaj do të liroheshin, por asnjë personel ushtarak. Në këmbim, rreth 300 palestinezë do të liroheshin nga burgjet izraelite, mes tyre gra dhe fëmijë.

Deklaratën për arritjen e një marrëveshje e kishte bërë të ditur më herët edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden duke specifikuar se negociatat po zhvilloheshin me ndihmën e Katarit.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, i cili ndihmoi në lehtësimin e marrëveshjeve të mëparshme, ka rritur më tej shpresat duke thënë se kreu i tij po takohet me përfaqësues të Hamasit pikërisht për të finalizuar marrëveshjen.

Por përveç zërave për arritjen e një marrëveshje, sulmet izraelite në qendrat ku ka civilë apo në spitale nuk janë ndalur. Kreu i Spitalit Indonezian të Gazës i tha BBC-së se ka “të shtëna të herëpashershme” rreth spitalit që strehon 500 pacientë.

Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se 13,300 njerëz janë vrarë në territor që kur Izraeli filloi fushatën e tij

Izraeli filloi të sulmojë Gazën pasi luftëtarët e Hamasit kaluan kufirin më 7 tetor  dhe vranë 1200 izraelitë ndërsa morën peng më shumë se 200 të tjerë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e…