Lideri i Shtetit Islamik raportohet se është vrarë

27 tetor 2019 | 12:33

Ushtria amerikane ka kryer një operacion kundër udhëheqësit të arratisur të grupit militant Shteti Islamik, raportojnë mediat amerikane.

Sipas shumë njoftimeve, Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë, por lajmi nuk është konfirmuar ende.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtëpia e Bardhë do të mbajë një fjalim të madh të dielën, por nuk dha detaje të tjera.

Trump, paraprakisht ka shkruar në “Twitter” se “diçka shumë e madhe sapo ka ndodhur”.

Zyrtarët e cituar nga media të ndryshme thanë se forcat amerikane kanë sulmuar udhëheqësin militant në një sulm në veriperëndim të Sirisë.

Një zyrtar amerikan i ka thënë agjencisë së lajmeve “Reuters” se operacioni është zhvilluar, por nuk i konfirmoi spekulimet se Baghdadi është vrarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, është duke shkëlqyer…