Lideri sfidohet nga kampioni

04 mars 2024 | 12:12

Të martën zhvillohet xhiroja e shtatë në Liga Unike Femrat. Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 17:00. Në Liga Unike Femrat zhvillohen dhjetë xhiro, ku më pas katër skuadrat e para do të luajnë në “play-off”.

Bashkimi është lider me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, njëherësh skuadra e vetme pa humbje, kurse këtë xhiro do të sfidohet nga Partizani, që është kampion aktual, por këtë edicion nuk e ka nisur mbarë me një fitore e pesë humbje.

Të martën në kryeqytetin e Kosovës do të luhet ndeshja mes skuadrave kosovare Penzës dhe Prishtinës.

Skuadra pejane ka dy fitore e katër humbje, kurse ajo prishtinase ka pesë fitore e një humbje. Ndërkohë, në kryeqytetin e Shqipërisë zhvillohet përballja mes Tiranës dhe Flamurtarit, ku të dy skuadrat kanë nga dy fitore e katër humbje dhe do të bëjnë çmos për fitore, që të jenë në fazën e “play-off”-it.

Liga Unike Femrat – Java 7

Të martën takohen:
17:00 Penza – Prishtina
17:00 Tirana – Flamurtari
17:00 Bashkimi – Partizani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca,  gjatë fjalimit j…