E kundërshtojmë faljen e pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit të Deçanit, ngase këto prona dhe ndërmarrje, po tentohen të i falën këtij institucioni fetare me ligjet e kohës së masave të dhunshme pra të kohës sundimit të diktatorit të fundit në Ballkan Sllobodan Millosheviç.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, rithekson se ligjet, vendimet dhe aktet e tjera nënligjore që ndërlidhën me Kosovën dhe që i ka marrë Serbia në periudhën 1989-1999, për ne dhe gjithë shqiptarët e Kosovës janë të papranueshme dhe të pazbatueshme.

I nderuar kryeministër Kurti,

Nëpërmjet kësaj shkrese – kërkese, kërkojmë nga ana e juaj, që të fillohet puna në hartimin e katër (4) projektligjeve dhe me pas të dërgohen për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të marrë formën e ligjit:

– Ligj për pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” në Deçan, me anë e të cilit ligj këto dy ndërmarrje dhe pronat e tyre të shpallën pasuri kombëtare e Republikës së Kosovës.

Me shpalljen pasuri kombëtare të Kosovës pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, do të pamundësohet pronësia ndaj këtyre pronave Manastirit të Deçanit, kur dihet se ne kemi një vendim anti kushtetuese, pra të vdekur të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, gjykatë kjo e cila drejtohet nga marioneta e politikës dhe ambasadave të huaj në vendin tonë, pra nga Arta Rama-Hajrizi,

– Ligj special ose Ligj i veçantë, me anë e të cilit do të shpallën të pavlefshme të gjitha ligjet, vendimet dhe aktet e tjera nënligjore gjatë periudhës mars 1989 kur është hequr Autonomia e Kosovës, e deri në qershor 1999 kur në Kosovë është vendosur zyrtarisht Administrimi ndërkombëtar i OKB-së nën Misionin UNMIK.

Me nxjerrjen e këtij ligji, me institucionet gjyqësore në vendin tonë nuk do të vihen në zbatim të ligjeve, vendimeve dhe akteve të tjera nënligjore që kanë qene të dhunshme, të pa pranueshme dhe që janë të dëmshme për vendin tonë. Pra institucionet gjyqësore nuk duhet të vihen në mëdyshje.

– Ligji i Pronave të Konfiskuar-Uzurpuar në Kosovë 1919-1999, me anën e këtij ligji, prona e konfiskuar dhe të uzurpuara nga serbët, do të ju kthehen pronarëve të tyre legjitim shqiptar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, kur dihet se shumë shqiptarëve në Kosovë gjatë periudhës 1919-1999, e me theks të veçantë gjatë kohës së kolonizimit serb, ku ju janë marrë shumë prona dhe ju kanë dhënë serbëve kolon që i ka sjellë pushteti serb në Kosovë,

– Ligji për Pushimoren e Fëmijëve “Pishat e Deçanit” në Deçan, ku me këtë ligj Qeveria e drejtuar nga ana e juaj, të e kthen në pasur kombëtare Pushimoren e Fëmijëve “Pishat e Deçanit” në Deçan, ndërmarrje kjo e cila ka qene gjigand ekonomik i Deçanit.

Po ashtu Qeveria e juaj, të ndaj një fond të veçantë, me anë e të cilit do të rimëkëmbë këtë gjigant ekonomik, jo vetëm për Deçanin por për Kosovën.

I nderuar kryeministër Kurti,

Ne jemi të vendosur që të kundërshtojmë çdo tentim që pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” të i bartën në pronësi Manastirit të Deçanit.

Duke e ditur edhe kundërshtimin e juaj që këto prona të mos i falën Manastirit të Deçanit, kërkojmë nga ana e juaj që kërkesat tona të hasin në mirëkuptimin tuaj dhe të merren seriozisht.

Ne, edhe me parë i kemi shkruar një kërkese të tillë edhe ish kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ish kryeministrit Isa  Mustafa, por kërkesat tonë kanë hasur në vesh të shurdhër.

Ne, jemi të hapur për bashkëpunim me juve dhe të japim kontributin tonë në hartimin e katër (4) projektligjet e me pas ligjet të propozuar me lartë.

Presim me padurim që të kemi edhe një takim zyrtar me ju, dhe në të njëjtën kohë të shtymë para kërkesat tona.

Farë në fund, ju urojmë punë të mbarë dhe shumë suksese në detyrën e juaj si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sinqerisht,

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan”, thuhet në letër. /Epoka e re/