Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” reagon pas deklaratave të zyrtarëve serbë për viktimat e luftës

06 tetor 2020 | 16:19

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve të lartë të shtetit serb lidhur me viktimat shqiptare të luftës.

Përmes një reagimi publik, kjo lidhje ka dënuar gjuhën e urrejtjes dhe anti shqiptare të zyrtarëve të lartë serbë, të cilët bëjnë thirrje për mos ndriçim apo dhënien e informacioneve për varrezat masive të shqiptarëve në Serbi.

Lidhja iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës, që të mos ulen në tryezën e bisedimeve me palën serbe, pa ofruar ata të dhënat zyrtare shtetërore për varrezat masive dhe vendndodhjen e trupave të pa jetë të shumë shqiptarëve të zhdukur në luftën e fundit.

 

Reagimi i plotë:

Dënoj ashpër gjuhen urrejtëse dhe anti shqiptare të zyrtarëve të lartë serb, të cilët bëjnë thirrje për mos ndriçimin apo jepjen e informacioneve për varrezat masive të shqiptarëve në Serbi.

Konsideroj se deklaratat e zyrtarëve shtetërore të Serbisë, janë deklarata të cilat bien ndeshe me të drejtën ndërkombëtare dhe si të tilla ato janë tepër të dëmshme.

Ne, edhe një here i bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës, që të mos ulen në tryezën e bisedimeve me palën serbe, pa ofruar ata të dhënat zyrtare shtetërore për varrezat masive dhe vendndodhjen e trupave të pa jetë të shumë shqiptarëve të zhdukur në luftën e fundit për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Kosova, duhet të kushtëzoj vazhdimin e dialogut me Serbinë, me jepjen e informatave zyrtare nga shteti serb për vendndodhjen e trupave të pa jete të mija shqiptarëve. Pra, shteti serb vet po e pranon se kanë informacione për vendndodhjen e shumë varrezave masive në brendësi të territorit të Republikës së Serbisë. Nëse shteti i ynë vazhdon që të jep kompromise me palën serbe për të vijuar dialogun, atëherë shteti ynë tregon mos respekt ndaj viktimave të luftës.

E gjithë bota demokratike, duhet të kuptoi se shteti serb ka kryer gjenocid në Kosovë. Serbia duhet të marr dënimin e merituar nga bota demokratike.

Gjuha e urrejtjes dhe mos ndëshkimi i kriminelëve serb, dhe avancimi i tyre në pozitat shtetërore në Serbi, tregon se shteti ynë fqinjë, ende udhëheqësit nga diktatorët dhe kriminelët

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar…